Komisioneri socialist kapet “mat”, punon me dy lista emërore

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Votimet moniste të organizuara nga Partia-Shtet e drejtuar nga Edi Rama, po rezultojnë një skandal me vete, ku partia në pushtet edhe pse e vetme në garë nuk po kursehet në manipulimin e zgjedhjeve.

Një skandal është është shënuar ditën e sotme në qendrën e votimit  47/ 191 në fshatin Vagalat në Bashkinë e Finiqit.

Në këtë qendër është punuar me dy lista emërore, një me shkrim dore dhe tjetra me kompjuter.

Justifikimi i dhënë nga komisioneri është se nuk po gjendeshin fletat e votimit në momentin ku njerëzit ishin prezent dhe kërkonin që të votonin.

Ndërkohë që komisioneri shprehet se këtë rast e ka evidentuar dhe e ka raportuar tek Bashkia e Finiqit dhe jo në KZAZ-në qendrore.

Ndërkaq sipas informacioneve deri më tani kanë votuan në atë fletë rreth 50 vetë dhe ende po vijon votimi në fletën e të cilës emrat po shkruhen me dorë.

“Unë jam komisioner dhe vëzhgues.Kështu është shkruajtur që në fillim me shkrim dore.

Personave u është gjendur emri me vonesë dhe ndaj në fillim emrat e tyre janë shkruar në fletë me shkrim dore. Unë këtë gjë e kam denoncuar tek kryetari i Bashkisë e më pas erdhën dhe dhanë listat.”- tha vëzhguesi.

 

Zjarr Tv Ad