Komisioni i Rithemelimit nuk “humb” kohë, kthehen “në shtëpinë e tyre” në Elbasan, Boçi: Koha për të punuar për bashkimin e PD

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në Elbasan  ditën e sotme janë rikthyer në selinë blu. Deputeti demorkat Luçiano Boçi i cili ishte ndër të paret që iu bashkua foltores u shpreh i ekzaltuar për rikthimin në shtëpinë e demokratëve, duke shprehur bindjen se si pasojë e këtij aksioni së shpejti PD do të marrë drejtimin e vendit.

“Është një mbledhje për organizimin e zgjedhjeve brenda PD për të shkuar në kuvendin e 30 prillit, një kuvend statutor në disa nivele.

Si ndihet njëriu në shtëpinë e vet, komod, i gëzuar dhe i rrethuar me miqte dhe njerëzit që ndan idealet politike, për të realizuar atë që demokratët duan, që është ardhja e PD në drejtimin e vendit ku ne jemi duke organizuar, bashkuar në një të ardhme të afërt do ta realizojmë.

Zërat ndryshe janë të natyrshme , duhen respektuar, Komisioni i Rithemelimit ka shprehur bindjen se në një parti ka fraksione. Zërat ndryshe duhen të cojnë ujë në mullirin e PD. ”, tha Boçi.

Pas dorëheqjes së Bashës dhe vendimit të Gjykatës, gjërat kanë ndryshuar në shtëpinë e demokratëve. Gjykata e Tiranës para pak ditësh i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit, duke njohur kuvendin e mbajtur prej tyre më datë 11 dhjetor.

Ditën e shtunë nisi heqja e dyerve të blinduara ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo, në grupin e medias në “WhatsApp”, janë hequr njerëzit “besnikë” të Bashës dhe në vendin e tyre janë futur anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad