Konfederatë e së djathtës, Ndoka: Momenti që të ndahet se kush parti rri si patericë e Ramës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, propozimin e partive të vogla opozitare për krijimin e konfederatës së djathtë me synim bashkimin e opozitës, e shpjegon me faktin se ideja ka qenë që gjithmonë se e djathta ka epërsi ndaj së majtës se harku opozitar ka dhe parti të majta, të qendrës dhe nacionale.

I ftuar në MCN TV, ai deklaroi se Edi Rama bëri tentativa për ta dëmtuar pluralizmin dhe për ta kthyer politikën në bipolare. Sipas tij, Edi Rama rriti që të eliminojë pluralizmin dhe aktualisht është pa asnjë aleat, ndërsa e djathta mbijetoi ku gjithsecili ka pjesën e vetë elektorale dhe kjo e bën më të larmishme, pasi siç nënvizoi ai, Shqipëria ka nevojë për pluralizëm dhe jo dy garnizone siç ka tentuar zoti Rama.

“PD është partia më e madhe në opozitë, por nuk duhet të harrojmë se janë rreth 300 mijë vota të shqiptarëve që përfaqësohen në partitë e vogla parlamentare që besojnë në misionin e këtyre partive. Zgjerimi i këtij fronti me disa parti parlamentare dhe joparlamentare e bën më interesante skenën parlamentare. Ka ardhur momenti që të ndahen se kush parti rri si patericë e Ramës, kush është opozitare dhe kush do rrijë në rolin e strucit.

Kjo konfederatë nuk ka drejtues pasi është në hapat e saj të para, dolën disa drejtues me ide të veçanta që nuk kishin dalë në tregun e politikës shqiptare, por duke e kthyer në një draft në vëmendjen e çdo partie politike. Është interesante se çdo parti jep kontributin e vetë. Senatorë të politikës shqiptare, të afrohen dhe potenciale nga diaspora, që kanë pasur histori suksesi, që të japin një kontribut edhe për vendin e tyre, të rikthehen dhe në aspektin e ideve në politikën shqiptare. Unë jam pjesë e koalicionit me PD, me zotin Berisha, zotin Meta, janë në konsulta të vazhdueshme dhe këto parti politike që sot u bënë bashkë, kanë qenë të baraslarguara. Është moment për tu afruar me PD-në e drejtuar nga zoti Berisha, për vetë PD është një luks që vetë partitë e tjera, që kanë pasur bashkëpunim ndër vite, nuk shoh ndonjë pengesë për zgjedhjet, përkundrazi përsoset skema dhe më tepër, zoti Berisha i ka hedhur në treg vetë këto ide.

Ka bërë një hap mjaft cilësor dhe të rëndësishëm për grupin parlamentar, sot kemi një grup të qenësishëm dhe përfaqësimi në Kuvend të ketë baraspeshën e vetë, siç është grupi parlamentar i PD i drejtuar nga zoti Bardhi. Betejat e tij zoti Berisha i ka fituar dhe po i fiton. Basha duhet të zgjidhë fillimisht problemet me Ramën, të vendosë të largohet nga burgu i Ramës. Ai është produkt i zotit Berisha dhe i ka borxh jetën e tij politike zotit Berisha. Zoti Basha nuk mund të mohojë 300 mijë vota, dhe sot thotë që vullnetin e atyre nuk e njoh. Zoti Berisha është një personazh politik i votuar me shumicë nga anëtarët e PD dhe shqiptarët. Të dalë një njeri i marrë peng nga Edi Rama dhe të vendosë kushte, kjo është qesharake. Nuk gjykoj që ka hapësirë për Lulzim Bashën që të qëndrojë në Shqipëri si politikan. Keqpërdorja që i bën atij Edi Ramës, është një kosto shumë e madhe për pluralizmin që zoti Basha vendos kushte dhe ndërmerr iniciativa ligjore që del e thotë të pastrojmë politikën me veting. Është koalicioni që është funksional, me gjithë pengesat kemi arritur që t’i krijojmë këto mundësi. Pesha kryesore i takon PD, idetë tona janë periferike.

Së shpejti do të kemi një takim me drejtuesit e tjerë të opozitës, Berisha, Meta, Bardhi pse jo dhe Bashën. Ndoshta del nga vorbulla dhe selia e Ramës dhe ndërgjegjësohet. Kemi dhe zotin Bardhi që deri para një viti kishte qasje tjetër dhe besim shumë të madh te zoti Basha, por koha i rrokullis ato dhe gjithsecili bindet se cila është axhenda e Lulzim Bashës. Berisha është i vetmi person që mund të ballafaqohet me Edi Ramën dhe politikën e tij arrogante. Me një thirrje që i bëri në Prokurori Lulzim Bashës me dosjen e Rusisë, e mori peng dhe e ka edhe sot peng.” – tha Nard Ndoka.

Zjarr Tv Ad