Konflikti i tyre bëri bujë, Anxhelina ka një mesazh për Beatrixin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anxhelina Hadërgjonaj ka patur një konflikt me kushërirën e saj Beatrix Ramosaj.

Por mesa duket ajo ka vendosur që t’i japë një mesazh.

Bukuroshja vendosi ta mbyllte vitin 2018 me një mesazh pozitiv që hedh pas krahëve çdo inat apo konflikt të këtij viti.

“Po eci drejt 2019-s me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh për ndonjë gjë, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë ndonjë padrejtësi, gjithçka është në rregull, le të jetë mësim.

Nëse je i/e zemëruar me mua, fitove, unë e kam harruar tashmë. Nëse nuk flasim, është okay. Sinqerisht të uroj gjithë të mirat. Nëse mendon se të kam bërë ndonjë padrejtësi, të kërkoj ndjesë – nuk ishte e qëllimshme.

Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam përjetuar. Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur inat, për të patur zili apo për t’i shtuar vetes më shumë stres apo dhimbje.
Do ta bëj 2019-n një vit të pozitivitetit dhe zemërbutësisë. Gëzuar Krishtlindjen!

Zjarr Tv Ad