Konflikti me armë zjarri në Kurbin, përjashtohet nga Primaret 2 kandidatët.

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasja me armë zjarri në Kurbin u ka kushtuar dy kandidatëve për Primaret. Alfred Dajci dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga procesi që pritet që të mbyllet së shpejti, por me emra të rinj. Ndërkohë që për anëtarin Vani Rica, është caktuar një masë dislinore, edhe pse ai ishte personi që qëlloi në ajër disa ditë më parë. Shkak për sherrin që u përshkallëzua në përplasje me armë zjarri është bërë kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimin për kandidatët që do të mbahen këtë të dielë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve.

Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të derës së sallës ku po zhvillohej mbledhja dhe më pas është larguar, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas ngjarjes Rica u prangos, por më pas u lirua me argumentin se armën e kishte pasur me leje, duke qenë se ishte përgjegjës i një policie private. Ndërkohë, vetë i akuzuari nuk ka folur në lidhje me ngjarjen, por vetëm avokati i tij, Pashk Gjaci, i cili pretendoi se klienti i tij ishte i pajisur me armë me leje dhe kemi të bëjmë vetëm me prishje të qetësisë publike.

Zjarr Tv Ad