‘Kongresi i barit’ dhe kreu socialist si beu në kashtë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grigels Muçollari, Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, ka sjellë në vëmendje sot, kur ende është e freskët tymnaja e Kongresit të Partisë Socialiste, kongreset e dikurshme të Partisë së Punës, në shënimin ironik me titull “Lart flamujt e kongresit”.

Muçollari gjykon: “Alternativa e vetme për të nxjerrë Shqipërinë në selamet qenka bari. Dikur na kërkohej ta hanim, sot ta pimë. Ky mund të quhet me të drejtë “kongresi i barit” ndërsa kryetari i socialistëve, i dehur nga arritjet do të akomodohet si “beu në kashtë”, thotë ai.

Në vijim, përshtypja e plotë e Muçollarit e shoqëruar me një video historike për analogji.

“Lart flamujt e Kongresit!”

“Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria renditet nga fundi i tabelës. Në çdo drejtim. Krah emrit “Albania” qëndron flamuri ynë kombëtar, që për fat të keq qëndron shumë poshtë i vendosur në rendin e zhvillimit botëror.

Si shqiptarë na pëlqen ta shpalosim flamurin tonë kudo ku na shkel këmba.

E ndërkohë që jashtë shtetit të tyre shqiptarët e gjejnë anën për të ngritur flamurin kuq e zi me arritje personale në art, sport e sipërmarrje, në atdheun e tyre flamuri është njehsuar me dështimet e shtetit shqiptar.

Të mos keqkuptohemi!

Ne që kemi mbetur në mëmëdhe e duam flamurin, krenohemi me të dhe kombin. Me shtetin shqiptar nuk krenohemi, se na ka lënë në baltë. Na skuq faqen sa herë lexojmë nga ndërkombëtarët se Albania jonë zbret poshtë e më poshtë, thuajse në rënie të lirë.

Ndërkohë që Albania bie në fundin e tabelës me shpejtësinë e një hedhjeje vetëvrasëse nga lartësia, në zemër të saj këndohet me mburravecëri refreni “lart flamujt e kongresit”. Ashtu si dikur i këndohej mjerimit komunist, edhe në vitin 2022, në mes të Tiranës, manifestohet me mburravecëri varfëria e mendimit politik.

Në vitin e arritjeve botërore në teknologji e shkencë, partia qeverisëse i ul shqiptarët në kashtore që të diskutojnë projektin gjenial të ministres Krifca për të mbjellë grurë në muajin mars. Nga bari i thatë i kashtës tek legalizimi i barit u desh një kongres partie.

Alternativa e vetme për të nxjerrë Shqipërinë në selamet qenka bari. Dikur na kërkohej ta hanim, sot ta pimë.

Ky mund të quhet me të drejtë “kongresi i barit” ndërsa kryetari i socialistëve, i dehur nga arritjet do të akomodohet si “beu në kashtë”.

Problemet që jeton vendi nuk u trajtuan në kongresin e barit, se nuk mund të përmendet litari në shtëpinë e të vrarit. Kjo shmangie nga problemet e ka një emër: FRIKË

Frikë gjer në palcë nga burgu!

Frikë se ky mund të jetë kongresi i fundit për disa që kanë firmosur fundin e tyre. Frikë se mos i bashkohen kolegëve në qeli, edhe ata në rreshtat e parë të “sukseseve” ndër vite.

Frikë nga protestat dhe opozitarizmi i vërtetë.

Frikë se në selinë e PD nuk ka më garanci për Edi Ramën.

Në avujt dehës të barit, një gajasje kolektive synon të mbulojë zullumin e bërë mullar dhe frikën e kupolës për ta parë kongresin e radhës nga burgu.”

Zjarr Tv Ad