I qëndruan besnikë mbi 20 vite, truproja dhe shoferi vizitojnë Hashim Thaçin në Hagë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe disa veprimtarë të UÇK-së, ndodhen prej muajsh në paraburgimin e Hagës, të akuzuar për krime kundër njerëzimit. Megjithëse janë në paraburgim, vizitat për ta janë të lejuara.

Dje, në Hagë kanë qenë dy nga njerëzit më besnikë të Hashim Thaçit. Dy nga njerëzit që i qëndruan mbi 20 vite afër Hashim Thaçit, në opozitë, në Qeveri e në Presidencë, të dielën kanë njoftuar se ishin për vizitë tek ai në Hagë.

Shoferi shumëvjeçar i Thaçit, Murat Tahiri, si dhe truproja i tij Lulzim Buja, që nga paslufta nuk e kanë lënë asnjëherë vetëm presidentin.

“Mbi 20 vite rrugëtim, histori dhe besnikëri! Nder i veçantë që sot të takohem me bashkëluftëtarin e mikun tim më të mirë, Presidentin Historik, Hashim Thaçi. Biseduam gjatë për Kosovën tonë. Një ditë pafajësia juaj do të dalë në pah. E presim kthimin tuaj triumfues dhe do të vazhdojmë të ecim bashkë po aty ku e lamë. Kosovë, ke të fala shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Zjarr Tv Ad