Kongresi i PS, Fatos Lubonja: Kur themi Edi nënkupton partia dhe kur themi partia nënkupton Edi.

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 8 dhjetor.

Sipas tij, nuk është se do të pritet ndonjë gjë e re, por siç tha ai “do të shohim ndonjë kravatë të re nga ato që dizenjon Rama”.

I ftuar në News24, Lubonja deklaroi se “gjendja e opozitës është simptomë e një sëmundje, shkaku i të cilës është mazhorancë që ka punuar për të shuar çdo frymë”.

Lubonja: Mua kujtua një histori e vjetër; ishte koha kur PS sapo kishte marrë pushtetin dhe Nano ishte kryeministër dhe Rama tentonte të hynte në politikë dhe më tha shiko se kjo është si festa e Partisë Demokratike. Tha të bëjmë një refleksione 2 se dikur kishte bërë refleksion 1 me Ardian Klosin. U bënë këto refleksione 2 te Akademia dhe u ftua edhe Nano. Ka gjasa që ky Kongresi tani zëvendëson refleksione 3. Ndoshta! Sepse gjithmonë është mendja totalitare që gjithçka më përket mua. Rama thotë unë nuk jam pjesë jam e tëra. Partia Socialiste është një pjesë. Por partitë shtet siç do ky janë partia e popullit dhe në këtë aspekt kërkon ta marrë edhe këtë, siç tenton të marrë edhe të persekutuarit.

Por çfarë do të sjellë kongresi i PS?
Lubonja: Do të shohim ndonjë kravatë të re nga ato që i dizenjon Rama. Vendimmarrja në Shqipëri nuk merret aty. Imagjino, para ca ditësh, PS propozuan ta përjashtojnë nga Partia Socialiste Evropiane, e propozoi e majta italiane dhe ky duhet të ishte problem për partinë sepse nuk përfaqëson ato vlera. Keni parë ndonjë të reagojë? Kur themi Edi nënkupton partia dhe kur themi partia nënkupton Edi.

Këtu jemi në mendësinë e partisë shtet. Edhe Berisha kur ka marrë pushtetin nuk ka bërë dialog nëpër parlamentare. Ka marrë vendimmarrjet e veta pa pyetur minorancën. Kjo quhet tirania e mazhorancës. Treni që vendos për Shqipërinë është partia në pushtet apo partia shtet ndoshta më mirë që nuk pyet njeri. Pse bota ka krijuar opozitë?! Këtu e ka hapur autostradë Rama dhe po ecin kurse këta të opozitës ecin në trotuar anash. Kryesori që e pengon frymën është mazhoranca dhe Edi Rama në krye. Kur ke përballë një organizatë që s’do me ia ditë fare çfarë thua ti. Këtu pa dyshim duhet menduar gjatë se si por që të fajësojmë opozitën dhe të mos merret me shkakun. Gjendja e opozitës është simptomë e një sëmundje, shkaku i të cilës është mazhorancë që ka punuar për të shuar çdo frymë. Ky është problemi i madh dhe jo opozita pse nuk bashkohet opozita.

Zjarr Tv Ad