Kongresi i PS-së, Spiropali i ‘thur lavde’: 10 milion turistë nuk erdhën vetëm nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka hapur Kongresin e Partisë Socialiste, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ndër të tjera, Spiropali foli edhe për 10 milion turistët që erdhën në Shqipëri gjatë këtij viti, të cilët sipas saj nuk erdhën vetëm për shkak të një kryeministri të jashtëzakonshëm si Edi Rama, i cili nuk i la kusur ambasadorit rus në Këshillit të Sigurimit, por kanë ardhur të ndjellë nga një vend me dielli.

“10 milion turistë në një vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama, që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit.

Ata kanë ardhur të ndjellë nga një vend me diell, dritë, shpresë dhe optimizëm, një vend dinamik, i sigurtë për të jetuar dhe me bukën e kripën më të lirë në Evropë” tha ndër të tjera Spiropali.

Zjarr Tv Ad