Korab Lita: Nuk kam vendosur me kë parti do garoj

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse mes tyre po krijohen dy parti të reja politike, opozita parlamentare është ende e ndarë mes dy subjekteve që po krijohen. Deputeti opozitar Korab Lita thotë se do të garojë për zgjedhjet e ardhshme, duke qëndruar krah demokratëve. Por se me cilën parti, pret fillimisht krijimin e plotë të tyre.

Për shqiptarët nuk është e rëndësishme se si do të sigurojë një mandat Korab Lita apo dikush tjetër. Mandatin të cilin e kam marrë para një viti e gjysme unë e mora si rezultat të mos pranimit nga ana ime të braktisjes që bëri opozita. Nuk mundem unë që pas një viti të braktis mandatin dhe të shkoj në një parti tjetër. Mandati im është i demokratëve të Kamzës dhe gjithë qytetarëve. Në funksion do ushtroj detyrën deri në ditën që do shpërndahet parlamenti për të filluar fushatën tjetër”, shprehet Lita.

Sipas deputeti Lita, kryeministri Edi Rama nuk e meriton një mandat të tretë.

Pengesa më e madhe e kryeministrit Rama për mos marrë mandatin e tretë janë shumica e qytetarëve. Sot më të vuajturit janë qytetarët pasi për ta janë marrë reforma të dhimbshme për ekonominë e tyre, siç është rasti i fundit i nismës së qeverisë për të hapur kazinotë. Rama dhe qeveria e tij nuk qeveris pa bërë aleancë me krimin e organizuar dhe paratë e pista”, shprehet deputeti i opozitës parlamentare.

Zjarr Tv Ad