Shqiptari në makinë me 30 mijë euro kokainë,për pak i shpëtoi policisë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano.

Shqiptari u kap në makinën e tij Benz Mercedes të cilën e kishte mbushur me 30 mijë euro kokainë.

Gjithçka ka ndodhur të enjten e 10 shtatorit, kur një 52 vjeçar shqiptar, u arrestua nga agjentët e policisë në akuzën për mbajtje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Gjithçka ndodhi kur një patrullë policie pikasi makinën Benz Mercedes që sapo pa patrullën shtoi shpejtësinë.

Ishte pikërisht ky veprim dyshues që çoi në ndjekjen e mjetit i cili u ndoq dhe u ndalua në rrugën Val d’Intelvi.

Gjatë kontrollit drejtuesi u duk i nervozuar dhe veprimet e tij çuan policinë në një kontroll më të imtësishëm të mjetit.

Gjatë kontrollit, në brendësi të baterisë në krahun e pasagjerit, doli jashtë një qese e mbështjellë me celofan me një përmbajtje prej 600 gram kokainë, si edhe dy celularë.

Çka çoi në prangosjen e shqiptarit 52 vjeçar.

Zjarr Tv Ad