Korçë, kryeplaku i fshatit Biranj arrestohet për pengmarrjen dhe dhunim

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçë arreston kryeplakun e fshatit Biranj me akuzën e pengmarrjes. Në pranga ka rënë Bledi Nurçe, 36 vjeç. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur  ditën e djeshme në fshatin Biranj. “Shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018”.  Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”. 

Zjarr Tv Ad