Korçë/ Moti i keq, skanë dru për dimër

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngrohja në Korçë bëhet me anë të sobave me dru, si shumë zona ku dimri zgjat.

Në qytet furnizimi bëhet zakonisht në verë, e megjithatë, temperaturat e ulëta të javëve të fundit kanë bërë që shumë familjeve t’u mbarohen drutë për zjarr.

Përllogaritet se, mesatarisht një familjeje në Korçë i duhen 10-15 m kub dru, sasi që këtë dimër duket se nuk mjafton.

Një metër kub dru zjarri kushton 1.800 lekë, por kjo sasi e ngroh një shtëpi vetëm për disa ditë.

Zjarr Tv Ad