Korçë, operacione për kapjen e emigrantëve të paligjshëm

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës ka realizuar disa aksione për kapjen e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për shtetasit e huaj. Gjatë operacionit janë arrestuar më shumë se 20 persona, të cilat janë kryesisht të moshave të reja nga 19-23 vjeç.

Në ditët fundit policia e Korçës në bashkëpunim me forcat lëvizëse apo policinë kufitare kanë kryer disa operacione për kapjen e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për shtetasit e huaj.

Gjatë operacionit janë arrestuar më shumë se 20 persona, të cilat janë kryesisht të moshave të reja nga 19-23 vjeç.

Ndërkohë 1 ditë më parë u arrestuan 9 persona mes tyre një femër dhe disa kosovarë  që bënin këtë lloj trafiku.

Policia kufitare dhe FRONTEX e cila është vendosur në kufirin e gjelbër ndalon pothuajse çdo ditë mesatarisht 30 deri në 40 refugjatë.

Sipas policisë  është rritur numri i shtetasve që vijnë nga vendet në konflikt, por edhe personat që iu sigurojnë atyre lëvizjen kundrejt pagesave prej 150€ drejt Tiranës, Shkodrës apo vendeve bregdetare për të ikur më pas drejt vendeve të BE-së.

Zjarr Tv Ad