Kaos në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë

0
271
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra refugjatë kaluan kufirin turk të shtunën në përpjekje për të arritur në vendet e Bashkimit Europian. Pas humbjeve të njëpasnjëshme të Turqisë në Idlib, qeveria turke hapi kufijtë, ndërkohë Greqia dhe Bullgaria u zotuan të mos i pranojnë imigrantët dhe i përforcuan kufijtë. Të shtunën forcat greke të kufirit u detyruan të përdorin gazin lotsjellës për të mbajtur larg refugjatët.

Lufta e Turqisë kundër forcave të regjimit sirian po shkakton një krizë të re humanitare dhe refugjatësh. Pas humbjeve të njëpasnjëshme në Idlib, Ankaraja kërcënoi me hapjen e kufijve për refugjatët që duan të shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Menjëherë të shtunën turma të mëdha refugjatësh nxituan të kalonin vendkalimin kufitar pranë Edirne të Turqisë. Nxitimi dhe paniku për të kaluar kufirin soli shkelje të refugjatëve me njëri-tjetrin.

Greqia dhe Bullgaria, të dyja vende anëtare të Bashkimit Europian, u zotuan të mos i pranojnë imigrantët dhe i përforcuan kufijtë e tyre pas kërcënimit të Ankarasë për të rihapur kufirin.

Të shtunën forcat greke të kufirit u detyruan të përdorin gazin lotsjellës për të mbajtur larg refugjatët që u përpoqën të kalojnë nga Turqia, ndërsa këta të fundit qëlluan me gurë.

Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se ushtria greke nuk e la median të afrohej ndërsa në zonë ndihej një erë e fortë gazi.

Presidenti turk Taip Erdogan lajmoi se të paktën 18 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin në përpjekje për të arritur në vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu kreu turk i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të tërhiqet menjëherë nga Siria dhe ta lërë Turqinë të merret me regjimin e Assadit.

Zjarr Tv Ad