Vasili: Horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Henri Çili po!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili.

Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputetë dalin sheshit në përgjimet e Prokurorisë, që kryejnë krimin e blerjes së votave me furgonë të mbushur me horra – nuk arrestohen!

Kur Etilda Gjonaj bashkë me bandën e Ministrisë së Drejtësisë, falsifikojnë e mashtrojnë për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund – nuk arrestohen!

Kur del nga përgjimet e Prokurorisë,Vangjush Dako, që bëhet njësh me kriminelë – nuk arrestohet!

Kur del sheshit, korrupsioni i ministrave tek Unaza e Re, që shkon gjer në Amerikë, – nuk arrestohen! Kur falsifikon e mashtron Dvorani për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese – nuk arrestohet!

Arrestohet Henri Çili, se nuk duhet të arrestohen kurrsesi këta!

Në 2 mars, të gjithë në bulevard për Drejtësinë e barabartë për të gjithë!

Zjarr Tv Ad