Korçë/ Policia, zjarrfikësit dhe punonjësit e Bashkisë u vijnë në ndihmë 3 turistëve francezë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Korçë, punonjës të Zjarrfikëses dhe ata të Bashkisë Korçë kanë ndihmuar një familje turistësh francezë, pasi mjeti tip kamion me të cilin lëviznin kishte rrëshkitur në akull në afërsi të rezervuarit të Gjançit dhe rrezikonte të përmbysej.

Në aksin rrugor Korçë-Vithkuq dhe konkretisht në afërsi të rezervuarit të Gjançit, një çift turistësh francezë së bashku me djalin e tyre të mitur 3-vjeçar, të cilët po udhëtonin drejt kësaj zone me qëllime turistike, kishin kërkuar ndihmën e Policisë, pasi mjeti tip kamion, me të cilin ata udhëtonin, kishte rrëshkitur në akull, duke rrezikuar të përmbysej.

Për më shumë se 2 orë, punonjësit e zjarrfikëses, të ndihmuar nga punonjësit e Policisë dhe të Bashkisë me anë të një mjeti tip fadromë dhe një borëpastruese, bënë të mundur nxjerrjen e kamionit pa dëmtime dhe iu dhanë ndihmën e nevojshme tre shtetasve të huaj.

Turistët kanë falënderuar Policinë, zjarrfikësit dhe punonjësit e Bashkisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë.

 

Zjarr Tv Ad