Kosova ka nënshkruar sot një marrëveshje për marrjen e një kredie prej 46 milionë euro nga Banka Botërore. Ky fond do të përdoret për në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke rritur kapacitetet e testimit dhe kurimit. Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore. “Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë, dhe Bankës Botërore në anën tjetër.
Kosova merr 46 mln euro kredi nga Banka Botërore për të luftuar COVID-19
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...