Kosova regjistron 50 raste të reja dhe 5 viktima! Sondazhi: Një e treta e njerëzve besojnë se COVID-19 është një mashtrim

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 69 raste të reja të infeksionit Covid dhe 7 viktima

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14,496 kurse totali i vdekjeve 586, gjithashtu të shëruarit numërohen në 11.150

Prestigjozja britanike The Guardian shkruan se edhe pse në Kosovë shtretërit e spitaleve po mbushen me të sëmurë dhe me ata që po vdesin, një e treta e popullsisë beson se pandemia është një mashtrim i pastër, (sipas një sondazhi të fundit që ka tronditur qeverinë).

Në përpjekje për të bindur publikun për rreziqet e vërteta të Covid, qeveria ka vendosur të lejojë media në pavijone spitalore të mbyllura më parë, për të filmuar vuajtjet e të sëmurëve.

Sondazhi I kryer nga kompania ‘Pyper’ zbulon gjithashtu se 61 përqind e kosovarëve mendojnë se  COVID-19 është “më pak i rrezikshëm sesa përshkruhet” nga autoritetet dhe media dhe se “Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë beson në teori konspirative se pandemia është vetëm në interes të qeverive, të fuqive të mëdha dhe forcave të caktuara politike”.

Skepticizmi është një problem i madh për qeverinë ndërsa po përpiqet të zbatojë masat në Kosovë, e cila kishte muajin e saj më vdekjeprurës deri në gusht me gati 300 vdekje – një numër më i lartë se të tre muajt e mëparshëm së bashku.

Zjarr Tv Ad