Ndryshime drastike në Kodin Rrugor/Gjoba dhe konfiskim të mjeteve të blinduara për drejtuesit që nuk kanë autorizim

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashpërsimi i Kodit Rrugor për ata shoferë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka kaluar për konsultim në Kuvend. Janë 28 ndryshime që janë bërë në Kodin Rrugor, ku mes tyre janë gjoba dhe konfiskim të mjeteve të blinduara për drejtuesit që nuk kanë autorizim, si dhe ashpërsohen gjobat për zhurmat akustike deri në 400 mijë lekë. Ky është një problem i theksuar ku shumë mjete kanë marmita të modifikuara që shkaktojnë ndotje akustike.

Kushdo që qarkullojnë me mjetet të blinduara pa leje do të gjobiten nga 100 mijë -200 mijë si dhe do u konfiskohet mjeti. E njëjta masë vlen edhe për ata që zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një person i paautorizuar.

“Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar”, thuhet në Kodin Rrugor.

Ashpërsim të gjobave dhe masave janë edhe për kalimin kundravajtje dhe moszbatim të përparësisë në kryqëzim do të gjobitet me 5 mijë deri në 10 mijë lejë dhe për rastet që janë kundravajtje u pezullohet edhe patenta me 3 muaj dhe u hiqen 5 pikë nga ajo.

Kushdo që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë, deri në dhjetë mijë lekë dhe për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe hiqen gjithashtu 5 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në Kodin Rrugor.

Gjithashtu edhe për marmitat e modifikuara do të vendoset gjobë deri në 400 mijë lekë dhe deri në heqje të tyre nga mjetet. Ko është një masë për të ulur sa më shumë ndotjen akustike

Kush humbet të 20 pikët nga patenta si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ,, shoferi i kthehet autoshkollës për një kurs një javor dhe në fund jep provimin për marrjen sërish të patentës.

Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi”, thuhet në Kodin Rrugor të ndryshuar.

Zjarr Tv Ad