Qëllon me grusht punonjësin e policisë në mes të rrugës,vihet në pranga 39-vjeçari nga Tirana

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 39 vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga pasi ka qëlluar me grusht një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibro” dhe në pranga ka rënë Sh. D., 39 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. D., 39 vjeç, pasi në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik”, thotë policia.

Zjarr Tv Ad