‘Kosovo (*)’ ka vdekur! S’ka ‘Pashiq’ që e ngjall!

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri

Në intervistën e Edi Ramës për “Finacial Times”, paragrafit të botuar fillimisht me tekstin “Kosova është tokë e askujt ku përzihen të gjitha llojet e krimeve (….)”, editori i ka shtuar [Kosova e veriut], duke sqaruar me “asterisk” dhe “footnote” se këtë ka patur parasysh kur e ka thënë Edi Rama…

A e shpëton ky “sqarim” Edi Ramën, që tashmë ndërkombëtarisht ka merituar emërtimin “kryeministri më i mirë që ka patur Serbia”?
A e mbani mend debatin ndërkombëtar të viteve 2007-2012, “Kosovo me asterisk, apo Kosova pa asterisk”?

Në çdo takim ndërkombëtar ku ishte prezent Kosova, veçanërisht kur miratohej ndonjë dokument bashkëpunimi sado i parëndësishëm rajonal, delegacioni serb ishte gati të shpallte betejë “trup me trup”, që në dokumentin e miratuar, emërtimi “Kosova”, të shoqërohej me “asterisk”, pra me simbolin (*), që shpjegohej me footnote në fund të faqes:
(*) Kosova sipas rezolutës 1244

Pse?

Sepse sipas serbëve, “Për sa kohë që ylli (*), është aty, çështja e statusit nuk është zgjidhur plotësisht dhe Serbia ka një levë.”
Serbët gjithashtu pretendonin se jashtë ndikimit të Beogradit, Kosova do të kthehej në “tokë të askujt, zonë e lirë për krimin e organizuar ndërkombëtar”, madje edhe “parajsë për terrorizmin islamik”…

Këto debate idiote, mbështetur mbi retorikë edhe më idiote, i shuajti “de jure” vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, disa vite pasi Kosovën e kishin njohur si shtet “de facto” të gjithë ata që peshojnë në këtë botë…

Që nga ai moment, as Serbia e as Vuçiç nuk e përmend më as “Kosovo (*)”, as “footnote”- ën, as edhe “argumentat” për “tokë të askunt”, parajsë të krimit të organizuar e terrorizëm islamik” por, thjesht kufizohen në retorikën “nuk do e njohim kurrë Kosovën-shtet”…

Mirëpo atë që nuk e bën dot as Vuçiçi, tenton ta bëjë “Pashiçi”, ai i Tiranës…

Në intervistën në fjalë, temën e ezauruar edhe në “serbisht” të “asterisk” e “footnote” me “krim e tokë të askujt”, e kthen në publik, në anglisht dhe në shqip, as më shumë e as më pak se … “Tirana zyrtare”, me gojën e… Kryeministrit të Shqipërisë…

Ajo frazë, me apo pa sqarimin e editorit, thjesht është një “asterisk” i ri, që rikthen atë “asterisk”-un e vjetër, atë veglën e ndryshkur të propagandës anakronike që as ata që e shpikën nuk e përdorin më…
“Kosovo (*)” ka vdekur! S’ka “Pashiq” që e ngjall!
KAQ!

Zjarr Tv Ad