KQZ nuk vendosi emrin e Metës krah koalicionit në fletën e votimit, PD ankimon vendimin në KAS

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e kryekomisionerit Ilirian Celibashi, për të mos vendosur emrin e Ilir Metës në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi ligjor i PD-së Indrit Sefa përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se Celibashi është duke minuar procesin zgjedhor me vetëdije.

“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partinë Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugën e ligjit.

Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar procesin zgjedhor me vetëdije. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt veçse të ligjit.

Bejeni vetë diferencën.

Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani.

Përgjigjen e di vetë ai”, shkruan Sefa.

Zjarr Tv Ad