“Kredi miliona euroshe dhe fabrika e Boronicave”/Balla shpreh shqetësimin

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i dedikoi një pjesë të mirë të fjalës së tij në seancën plenare të kësaj të mërkure djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balla shprehu shqetësimin për kreditë e miliona euroshe të Shkelzen Berishës në fabrikën e boronicave por edhe për përfitimet vjetore mijëra euro si sekser.

Nga foltorja e Kuvendit ai i bëri thirrje SPAK ta marrë në hetim Berishën.

Balla: Të presim Lulzim të bjerë dakort për listat e hapura është njësoj sikur të presësh Zenin, vëllain e Lulit, të bjerë dakort për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash. Zeni nuk ka vetëm një kredi 1.8 milion euro që nuk merret vesh si ja kanë dhënë dhe pse ja kanë dhënë por nga çfarë relaton media sot paska dhe një kredi tjetër 5.4 milion euro që ja paskan lënë pëshqesh në shportën e boronicave. Dy çunat e babë Saliut, nga mami dhe partia, kanë të përbashkët dy gjëra. Së pari gënjejnë pa pikën e stresit dhe së dyti janë po aq dembelë sa përtojnë të fshehin dhe gjurmët e rrenave të tyre.

Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri se nuk duron dot dritën e transparencës. Zenit i them që bën mirë vetë ti bëjë thirrje SPAK, ndërkohë unë përfitoj nga kjo foltore që ti bëj thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që pa punuar qoftë dhe një ditë të vetme në jetë na disponoka miliona euro dhe kredira duke u deklaruar vetëm si ndërmjetës, që në shqip i thonë sekser. Çfarë ndërmjetëson ky tip dhe kush janë subjektet që i paguajnë këtij qindra mijëra euro në një vit të vetëm për ndërmjetësime?

700 mijë euro në 4-5 vitet e fundit. Ne presim që SPAK të tregojë që besimi i qytetarëve te ky institucion është terësisht i merituar. Por ajo që nuk ka nevojë të presim është për të thënë se po ti kisha unë boronicat e arta që hapin dyert  e bankave si të ishin puse nafte, sot babai i Zenit dhe Luli i babit do të më kishin kryqëzuar me 1000 gozhdë akuzash të tmerrshme jo vetëm mua por secilin prej jush.

Përgjigjia nuk vonoi as nga Shkelzen Berisha, i cili në pak rreshta në facebook e sfidoi Ballën ta kallëzojë penalisht në SPAK dhe e paralajmëroi se brenda javës do ta padisë për shpifje.

Berisha: Tualet pse ngjiresh duke i bere thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vete aty te besh kallezim? Nuk te pine uje shpifjet apo ke frike nga ndonje hetim per apartamente te dhuruara, per udhetime, shpenzime e tendera me trafikante droge. Mos u lodh duke folur ne emer te SPAK-ut tualet, shko dhe bej kallezim! Brenda javes padite per shpifje!

Zjarr Tv Ad