Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fuqishme: Berisha grushtin e ka marrë si paralajmërimin e fundit…

0
983
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fuqishme: Berisha grushtin e ka marrë si paralajmërimin e fundit… Sali Berisha sulmon Kim sepse dyshon që grushti ndaj tij ka qenë prapaskenë Amerikane
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha mendon se pas grushtit në bulevard nga Gert Shehu, fshihet SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha e ka marrë si paralajmërim grushtin dhe kjo ka qenë arsyeja që Berisha reagoi ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim dhe ambasadorit britanik.

“Berisha ka qenë i ashpër sepse në vetvete ai ndjen se grushti  ndaj tij ka qenë prapaskenë amerikane. Në logjikën e tij ai thotë se përse nuk më ndodhi 32 vjet. Pse kjo gjë ndodhi pikërisht në ditën kur vijnë kryeministrat dhe njerëzit më të fuqishëm në Tiranë.

Ai e ka marrë si një mesazh paralajmërues se ka kaluar vijën e kuqe kundër perëndimit dhe prandaj reagimi i Berishës kundër Kim dhe ambasadorit britanik është tejet i ashpër.

Ai e ka marrë si paralajmërim të fundit grushtin. Berisha mendon se pas asaj goditje në bulevard, mund të fshihet një dorë e perëndimit për ta paralajmëruar si kërcënim të projekteve perëndimore.”- tha ai.

Zjarr Tv Ad