Kreu i Sindikatës njofton protestën e radhës dhe paralajmëron: Do bojkotojmë sezonin e provimeve në shkurt nëse s’rriten pagat

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi ka dalë në një deklaratë për media, ku ka folur për protestën e pedagogëve.

Kovaçi u shpreh se përkohësisht është pezulluar bojkoti i mësimit, teksa paralajmëroi se nesër në orën 11:00 do të mbahet një tjetër protestë para Univeristetit Politeknik të Tiranës.

“U mbyllën 9 javë nga dërgimi i peticionit me këkresat tona, 7 javë protestë dhe 3 javë bujkot. Gjatë kësaj kohe shumë personalitete akademike shprehën me kurajo problemnatikan të Arsimin e Lartë.

Shumë është folur, por pak është bërë për universitet. Ne vendosëm vazhimin e protestave në mënyrë demokratike deri në vlerismin dhe plotësimin e kërkesave, po duke pezulluar përkohësisht boikotin, për të përmushur detyrën tonë akadmike. Nesër në orën 11:00 jemi në protestë në universitetin Politeknik. Nesër në orën 12:00 në Komision do të diskutohet për buxhetin për Arsimin dhe nga aty presim një përgjigje pasi në disutime do të jenë edhe përfaqësuesit tanë. Do të bojkotojmë sezonin e provimeve në shkurt nëse nuk rriten pagat” tha Kovaçi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad