Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku prokurorit i janë gjetur shkelje në pasurinë e tij.

Prokurori u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Hetimet për pasurinë:

Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka blerë në vitin 2002 truallin ku është ngritur banesa, ndërsa në 2003-shin ka nxjerrë leje për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe. Ndërkohë, në vitin 2010, KRT Durrës ka miratuar leje për një shtesë anësore me tre kate + papafingo, ku investitor ka qenë po i ati. Q

Sipas relatores, janë kryer dhe dy ndërtime njëkatëshe dhe duket se në emër të babait të subjektit të rivlerësimit figurojnë tre objekte të lidhura me njëra – tjetrën, me sipërfaqe totale ndërtimi rreth 503 m2.

Turja nuk ka pasqyruar në deklaratën “veting” vlerën dhe burimin e krijimit të objektit 3 kate + papafingo + bodrum + 2 objekte njëkatëshe. Duke ju referuar kostove të Entit Kombëtar të Banesave, vlera e investimit deri në vitin 2003 është përllogaritur prej Komisionit në shumën 7.5 milionë lekë, ndërsa investimi i shtesave në 2010-ën sipas preventivit në vlerën rreth 12 milionë lekë dhe 2.2 milionë lekë kostoja e dy objekteve njëkatëshe.

Zjarr Tv Ad