Krishtlindje në det, vlonjatët festojnë në mënyrë të pazakontë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Krishtlindje në det. Nga titulli i ngjan  një prej filmave të famshëm Italian, por në qytetin e Vlorës.

Të sfidosh edhe temperaturat e ulta, por mbi të gjitha të zgjedhësh që në këto ditë të krishtlindjeve të kalosh disa orë edhe pranë detit, madje dhe tëe lahesh, pavarsisht të ftohtit, duke e sfiduar atë.

Në Vlorë duket se lidhja me detin nuk zgjat vetëm gjatë stinës së verës, por gjatë gjithë vitit.

Kështu ka ndodhur dhe në këtë 25 dhjetor, ku për ata të cilët e duan dhe adhurojnë plazhin, stinët nuk kanë rëndësi.

Kanë zgjedhur një mënyrë të vecantë këtë ditë krishtlindjesh, një prej tyre, madje femer.

Prej vitesh jashtë vendit, ka zgjedhur të kthehet të kalojë festat në vendlindje, por edhe duke shijuar plazhin dhe detin

Të sfidosh të ftohtin dhe temperaturat e ulta, por edhe të zgjedhesh që këtë ditë krishtlindjesh ti kalosh në det. Ndodh në Vlorë, aty ku nuk ka problem se në çfare stine jemi. Deti mbetet gjithmone dashuria për vlonjatët, ndërsa  edhe në këtë ditë krishtlindjesh kanë preferuar ta nisin me  një banjo në det.

Zjarr Tv Ad