Elbasan/ Prangoset i riu i shpallur në kërkim

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 28-vjeçar nga Elbasani i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg në mungesë është vënë në pranga katër ditë më parë, por sot është publikuar arrestimi i tij.

Sipas uniformave blu, shtetasi Gledis Sinameta banues në Peqin përfundoi në pranga për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në fshatin, Pekisht, Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,më  datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”

Zjarr Tv Ad