Krishtlindje të bardha në Shkodër

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Shkodrës sot është gdhirë e zbardhur nga dëbora.

Në Bogë të Shkodrës, reshjet e dëborës kanë qenë intensivisht të denduara, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve.

Bora ka rënë në zonat malore, ku temperaturat kanë shënuar poshtë zeros.

Sipas informacioneve në qafën e Thorës në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetër.

Gjithashtu është bllokuar hyrja për në Theth duke lënë papunë rreth 300 bujtina turistike.

Mësohet se probleme me reshjet e dëborës ka patur edhe Korça, ndërsa po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve kryesore.

Zjarr Tv Ad