Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kosovë, ku po zhvillon vizitën e parë zyrtare pas formimit të qeverisë së re. Për situatën e tensionuar në kufi, Rama tha se Shqipëria qëndronte krah Kosovës dhe e drejta e Prishtinës zyrtare ishte shumë e qartë në këtë mes.
Për klëtë deklaratë të Ramës ka ardhur dhe kritika e parë nga Shqipëria, nga politikanja Edith Harxhi.
“Cinizmi i Edi Ramës sot në Kosovë gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Kurti është i paprecedent. Si mund të thotë Kryeministri i Shqipërisë “ne jemi me ju”. Çdo me thënë ne jemi me ju? Me kë tjetër do jemi ne?”, shkruan Harxhi ndër të tjera.
Shkruan Edith Harxhi:
Cinizmi i Edi Ramës sot në Kosovë gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Kurti është i paprecedent. Si mund të thotë Kryeministri i Shqipërisë “ne jemi me ju”. Çdo me thënë ne jemi me ju? Me kë tjetër do jemi ne?
Si mundet Kryeministri i Shqipërisë të bëje propagandë alla Tito për të ashtuquajturën “Open Balkans” në mes të Prishtinës, bash në ditët kur Serbia ka vënë tanket dhe forcat speciale të ushtrisë serbe, 2 km nga kufiri i Kosovës.
Po “opozitë” a ka Shqipëria? Marre t’ju vijë gjithë këtyre drejtuesve të establishmentit shqiptar, që janë pjesë e të njëjtit projekt kundër demokracisë në Shqipëri dhe Kosovës.