“O sa bukur”, Rexhep Qosja i kënaqur për takimin e dy Qeverive shqiptare, porositë Ramën dhe Kurtin: Takohuni më shpesh, njësoni idealin për shqiptarët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, akademikun e shquar shqiptar Rexhep Qosja. Të pranishëm ishin intelektualë dhe politikanë të shumtë, nga Shqipëria dhe Kosova. Akademiku tha dhe vetë disa fjalë, duke vlerësuar Ramën dhe Kurtin.

I kanaqur Qosja foli dhe për takimin e dy qeverive sot, si dhe la një porosi për dy kryeministrat shqiptarë: Të takohen më shpesh dhe të njësojnë idealin për një popull shqiptar më të bashkuar.

“Edi Rama është një ndër kryeministrat më të suksesshëm në këto 30 vite të demokracisë në Shqipëri. Edi Rama nuk është vetëm politikan, është një intelektual. Një intelektual krijues, piktor dhe shkrimtar siç e dini të gjithë. Shkruan romane, trajtesa, ese dhe shkrime kritike eseistike. Dua të them se si Edi Rama që është politikan dhe intelektual krijues, edhe Albin Kurti që është politikan dhe intelektual krijues.

Albin Kurtin e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë dhe shikojmë kur shfaqet në TV. Duhet t’i dëgjojmë intervistat e tij, për të parë dhe për t’u bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur shumë të dhëna, mbi historitë e Evropës dhe SHBA. Të dhëna mbi gjeografitë, mbi artet e tjera të ndryshme, të dhëna mbi filozofinë dhe shkenca të ndryshme. Prej këtyre paraqitjeve të tij edhe mund të mësohet”, tha ndër të tjera Rexhep Qosja.

Pjesë nga fjala e akademikut Rexhep Qosja:

E ndjej veten mirë që kryeministri Edi Rama më ndëroi këtu para jush me “Yllin e Mirënjohjes”, një simbol domethënëse në historinë tonë mbarëkombetare.

Edi Rama është një ndër kryeministrat më të suksesshëm në këto 30 vite të demokracisë në Shqipëri.  Edi Rama nuk është vetëm politikan, është një intelektual. Një intelektual krijues, piktor dhe shkrimtar siç e dini të gjitha. Shkruan romane, trajtesa, ese dhe shkrime kritike eseistike. Dua të them se si Edi Rama që është politikan dhe inetlektual krijues, edhe Albin Kurti që është politikan dhe intelektual krijues.

Albin Kurtin e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë dhe shikojmë kur shfaqet në TV. Duhet t’i dëgjojmë intervistat e tij, për të parë dhe për t’u bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur shumë të dhëna, mbi historitë e Evropës dhe SHBA. Të dhëna mbi gjeografitë, mbi artet e tjera të ndryshme, të dhëna mbi filozofinë dhe shkenca të ndryshme. Prej këtyre paraqitjeve të tij edhe mund të mësohet.

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti janë dy politikanë intelektualë, të çmuar prej popullit. Kjo u pa dhe në zgjedhjet e fundit, ku populli u dha votën, u dha besimin. S’mund të themi që kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti, s’janë edhe të kritikuar.

Të kritikuar them unë me arsye. Shumë më shpesh edhe pa arsye. Mund t’i dëgjojmë ato kritika që pajtohemi, edhe ato kritika për shkak të kritikat. Kritikat janë të nevojshme në jetën shoqërore e politike. Sjellin nxitje të reja, për punë e përkushtime të reja.

Unë kam shkruar shumë, kam shkruar më tepër seç duhet. Dhe në ato shkrimet e mia, në krijimtarinë time historiko-letrare, kurrë nuk i kam nda, nuk i kam veçuar njërën prej tjetërës, Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë. I kam parë të bashkuara në të kaluarën siç kanë qenë, i kam parë në të tashmen dhe i kam ëndërruar edhe në të ardhmen.

Fundi i shekullit të 20 dhe fillimi i shekullit të 21 na kanë ofruar një shans për të ndryshuar fatin tonë. Një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë ata që në Ballkan janë coptuar në 5 shtete. Nuk u ka ndodh të tjerëve por vetëm shqiptarëve.

Ky shans që kemi për të ndryshuar e përmirësuar fatin tonë historik, na bën përgjegjës të gjithëve, intelektualë, politikanë dhe gjithë popullin. Takimi i sotëm i dy delegacioneve, më solli mua shumë gëzim. Siç iu solli gëzim shqiptarëve kudoqofshin ata. O sa bukur. O sa bukur duket kjo pamje. E politikanëve dhe ministrave nga Shqipëria nga Kosova.

Duket bukur, premton shumë. Unë i lejoj vetes, mosha në të cilin jam, 85 vite dhe i futur në vitin 86, më jep të drejtën morale të ftoj Edi Ramën dhe Albin Kurtin të takohen më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të kryeministruara prej tyre. Të bëjnë, të njësojnë një ideal të përbashkët që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

“Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin.”

E kanë krijuar Shqipërinë, e kanë krijuar shqiptarin. Të njësojnë idealin. Të kontribuojnë një vlere të madhe që e quajmë kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, kohezion moral dhe kohezion kombëtar. Historia ka treguar se kur arrin këtë kohezion, popujt gjithmonë dalin fitimtar. E kanë mundur armikun, kanë fituar. Me kohezion ne do arrijmë që të mënjanojmë një varg vështirësisht, pengesash, rreziqesh që i kemi pësuar dikur.

Unë uroj që këta të punojmë dhe të kontribuojnë me politikën e tyre në njësimin e idealit, kohezionit kombëtar. Të bindur se në këtë kohezion do t’i realizojmë me lehtë dhe suksessshem qëllimet e tyre, për zhvillimin kulturor e kombëtar të popullit shqiptar.

Zjarr Tv Ad