Rama i shkoi në zyrë, Ramush Haradinaj zbulon kërkesën që i bëri kryeministrit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë ditën e sotme u ndal për të takuar dhe ish-homologun e tij Ramush Haradinajn.

Ka qenë Haradinaj ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale që ka zbuluar çështjet të cilat u diskutuan në zyrën e tij.

Një nga kërkesat që ai i ka bërë kryeministrit Rama ka qenë finalizimi i hekurudhës Kosovë-Shqipëri pasi ky projekt është tepër i rëndësishëm dhe finalizimi i tij do u lehtësojë qytetarëve qarkullimin.

Ndër të tjeraa Haradinaj ka shtuar se bashkëpunimi vëllezëror nëpërmjet dy vendeve është jetim për zhvillimine gjithëmbarshëm.

“RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

RH”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad