Kriza në PD, Gjekmarkaj mesazh të koduar: Edhe kur mbreti vdes, eunuku nuk bëhet dot mbret!

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, duke marrë shkas nga zhvillimet politike në vend, por edhe lëvizjet te opozita, nuk i ka kursyer ironitë.

Pa përmendur emra, por duke përdorur fraza me nënkuptime dhe kode për Berishën dhe Bashën, Gjekmarkaj flet për një ‘mbret që po vdes’ dhe një ‘eunuk që nuk bëhet dot mbret’.

“Mbreti po vdes” po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se “si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e tij Aurela Basha, kanë ndjekur këtë fundjavë shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se kjo është një vepër që ju reziston të gjitha kohërave dhe që i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Duke parë situatën politike në të cilën ndodhemi, ky u lexua si një tjetër “thumb” i Bashës ndaj paraardhësit të tij në PD, Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad