Kriza për formimin e Qeverisë/ Tërhiqet nga politika një nga figurat më të dominuese të Irakut! Si ushtria e tij ishte ndër më të fuqishmet në luftën kundër forcave amerikane

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga figurat më të fuqishme të Irakut, i cili ishte në qendër të një krize të gjatë për formimin e një qeverie, po tërhiqet nga jeta politike.

Moqtada al-Sadr, një klerik shiit me miliona përkrahës, njoftoi vendimin e tij në Twitter.

Qindra mbështetës të tij qëndruan jashtë parlamentit për javë të tëra, pasi e sulmuan dy herë në shenjë proteste ndaj bllokimit politik.

Forcat e tij luftuan kundër trupave amerikane pas pushtimit të vendit në vitin 2003. Njoftimi i Sadr vjen dy ditë pasi ai u bëri thirrje të gjitha partive dhe figurave të përfshira në jetën politike në vend pas pushtimit të Irakut të largoheshin nga postet.

Aleanca e tij politike fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit të kaluar, por deputetët e tij dhanë dorëheqjen pas kërkesave nga rivalët politikë për emërimin e një kryeministri të ri.

“Kam vendosur të mos përzihem në çështjet politike, shpall pensionimin tim përfundimtar”, tha ai në një deklaratë.

48 vjeçari ka qenë një figurë dominuese në jetën publike dhe politike të Irakut për dy dekadat e fundit.

Ushtria e tij Mehdi u shfaq si një nga milicitë më të fuqishme që luftuan ushtrinë amerikane dhe forcat aleate të qeverisë irakiane pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA, i cili rrëzoi ish-sundimtarin Saddam Hussein.

Më vonë ai e riemërtoi atë si Brigada e Paqes dhe mbetet një nga milicitë më të mëdha që tani janë pjesë e forcave të armatosura irakiane.

Megjithëse Ushtria Mehdi kishte lidhje me Iranin, Sadr më vonë u distancua dhe u ripozicionua si një nacionalist që dëshironte t’i jepte fund ndikimit të SHBA-së dhe Iranit mbi çështjet e brendshme të Irakut.

Blloku politik rival shiit, Korniza e Koordinimit, përfshin kryesisht partitë e mbështetura nga Irani.

Sadr, një nga figurat më të njohura të Irakut, mbrojti irakianët e zakonshëm të goditur nga papunësia e lartë, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike dhe korrupsioni.

Ai është një nga figurat e pakta që mund të mobilizojë shpejt qindra mijëra mbështetës në rrugë dhe t’i tërheqë përsëri, raporton BBC.

Zjarr Tv Ad