Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nuk ndihen ende detajet e këtij takimi, por ai vjen një ditë pas protestës që mbajti opozita përpara Parlamentit të Shqipërisë.
Mësohet se pas Bashës, zyrtarja do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Gjithashtu edhe drejtori i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Christian Danielsson pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtare sonte në Tiranë.
Ai do zhvillojë nesër takime me krerët më të lartë të shtetit si dhe politikës, ndërsa në fokus do të jetë kriza politike në vend.
Mësohet se pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësuesit e opozitës do të ketë edhe një konferencë shtypi.