“Porta a Porta” bën “bashkë” Ramën me Bashën, replika mes tyre për problemet në Shqipëri

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Porta a Porta”, emisioni i gazetarit Bruno Vespas në Rai Uno, ka bërë “bashkë” Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Teksa kryeministri ishte i ftuar në studio,  Lulzim Basha ka dhënë një intervistë të shkurtër dhe ka folur për dy problemet që sipas tij ka Shqipëria, demokracia dhe kriminaliteti.

“Në Shqipëri ka dy probleme. Një problem të demokracisë dhe një problem të kriminalitetit. Pesë vite më parë, Shqipëria u kthye në prodhues dhe eksportues numër një i marijuanës. Me paratë e kësaj, u kalua në trafikun e kokainës dhe heroinës. Me qindra milionët e drogave të forta, u blenë zgjedhjet, policët, drejtësia, media dhe shumë pjesë e ekonomisë private dhe publike. Dy muaj më parë, media ndërkombëtare publikoi përgjime zyrtare të drejtësisë shqiptare, ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste kanë pasur marrëdhënie me bosët e mafias për të blerë votat dhe për të trembur opozitës. Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën akuzë zyrtare për trafik ndërkombëtar droge, nga një hetim i anti-mafias të Katanias. Drejtësia italiane ka dënuar vëllain e pasardhësit të tij me shtatë vite burg, si anëtar i një organizate ndërkombëtare kriminale të trafikut të drogës”, ka thënë Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike për gazetarin e “Rai Uno”.

Ndërkohë, Rama i është përgjigjur me shifrat e Guardia di Finanzas italiane dhe me vendimin e Prokurorisë së Katanias.

“Unë nuk flas kurrë për kundërshtarët dhe me kundërshtarët e mi, në një gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare. Aty kemi mjaft. Këtu jemi në një vend ku ka dy burime të besueshme nga ku mund të merret informacioni. Guardia di Finanza, që është një agjenci me integritet, që paguhet nga komuniteti evropian për të fotografuar territorin nga viti 2012. Faktet thonë se në 2013 kur ne erdhëm në pushtet, ishin rreth 400 hektarë të mbjella me drogë, në 2018 0,8 hektarë, thuajse zero. E dyta, u referua Prokurorisë së Katanias, ku u përfshi në përgjime një ish-ministër i Brendshëm, por në fund tha se ministri nuk kishte të bënte fare. Kaq them, për të mos u futur në një debat”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad