Krociera fluturuese, një aeroplan me madhësinë e një qendre tregtare

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është Sky Cruise, një aeroplan gjigant prej 5000 vendesh, i pajisur me hotele me 5 yje, pishina, dyqane, kinema dhe me energji bërthamore. Por i destinuar të mbetet një ëndërr …

Më shumë se një avion duket si një anije lundrimi me krahë: quhet Sky Cruise dhe është një aeroplan gjigant që mund të strehojë deri në 5000 njerëz për një pushim fluturues plot luks dhe rehati.

Koncepti i artistit Tony Holmsten, Sky Cruise është një projekt i 11 viteve më parë, i shndërruar së fundmi në animacion nga Hashem Al-Ghaili, një mjeshtër i grafikës kompjuterike.

Qyteti fluturues Sky Cruise është i pajisur me çdo komoditet dhe argëtim të mundshëm: dyqane, restorante, kinema, por edhe pishina, një qendër konferencash dhe një spital të pajisur për çdo emergjencë që mund të ndodh në qiell.

Një perlë e vërtetë është dhoma e madhe panoramike e vendosur në fundin e aeroplanit të madh: Aty mund të shkohet nëpërmjet ashensorëve dhe dhoma të ofron një pamje 360 ​​° të zonave ku po fluturohet.

Pika më e fortë e Sky Cruise do të ishte reaktori i tij bërthamor, një burim i pashtershëm i energjisë së pastër që lejon avionin të ketë gjatë gjithë kohës mjaftueshëm karburant, pa pasur nevojë të ulet dhe të furnizohet.

I gjithë avioni kontrollohet nga një inteligjencë artificiale që kujdeset për çdo sistem në bord, duke përfshirë itinerarin, ndërsa softueri special kontrollon çdo fazë të fluturimit në mënyrë që të shmangen turbulencat dhe ta bëjnë udhëtimin të këndshëm.

Me pak fjalë, në projektin e tij Holmsten ka kombinuar më të mirën e jahteve luksoze me teknologjitë më moderne aeronautike duke shtuar edhe pak fantashkencë në të.

Megjithatë projekti do të ngelet për një kohë të gjatë në letër të paktën dëerisa shkenca të mund ta materializiojë Sky Cruise…

Zjarr Tv Ad