Kryebashkiaku i Kievit jep lajmin e mirë: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet. Më herët qytetarët e Kievit u urdhëruan që të qëndrojne brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese të armikut”.

Kathy Long tha për BBC se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, ndërsa policia, ushtria dhe vullnetarët ishin të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë. Forcat ruse thuhet se janë vendosur në periferi të qytetit që nga e premtja.

Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshe në qytete të ndryshme anembanë botës për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Palët kanë shprehur gatishmërinë për bisedime me kushte të ndryshme dhe deri më tani nuk ka pasur dakordësi.

Rusia kërkoi takimin në Bjellorusi duke vënë ultimatum deri në orën 15:00 por Zelensky ka refuzuar duke thënë se ky do të ishte një opsion i mundshëm në rast se trupat ruse nuk do kishin hyrë në Ukrainë nga territori i Bjellorusisë.

Zjarr Tv Ad