Shqiptarët, përveç kordinimit me NATO-n duhet të demaskojnë politiken oportuniste dhe shantazhet e Vuçiçit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Boiken Abazi

Detyra që ShBA-të duket se i kanë vendosur vetes në raport me sigurinë në rajonin tonë, është që ta ndajnë sado pak regjimin e Putinit nga regjimi i Vuçiqit e Dodikut në këtë kohë lufte në Ukrainë. Për më tepër, përmes NATO-s është përforcuar rajoni me trupa shtesë, ku po kontribuon edhe Shqipëria.

Këto janë pa asnjë dyshim zhvillime pozitive. Por suksesi ka qenë relativ, pasi Vuçiqi nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës, nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, nuk e mbylli bazën ushtarake Ruse në Nish (edhe pse shpalli “neutralitet”), dhe mediat serbe të lidhura me qeverinë dhe politikanë serbë vazhdojnë të mbështesin vrullshën agresionin rus në Ukrainë. Le ta ritheksojmë, ka 4 ditë që Rusia ka nisur luftën e plotë për pushtimin e Ukrainës, dhe Serbia vazhdon të mbajë të hapur dhe funksionale bazën ushtarake Ruse në Nish

Detyra e shqiptarëve, përveç koordinimit me NATO-n dhe BE-në në mbështetje të Ukrainës dhe në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, është demaskimi i zëshëm publik i kësaj politike oportuniste dhe kërcënuese të Vuçiqit jo vetëm për Ukrainën por edhe për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë Evropën. Këtë demaskim janë duke e bërë tashmë publikisht disa analistë e politikanë që po kthjellohen në Evropë e në ShBA, ndërkohë që shteti shqiptar hesht dhe vazhdon “Ballkanin e Hapur.

Detyra e shqiptarëve nuk është vetëm kontributi për ta ndarë Vuçiqin nga Rusia, por edhe nga planet e tij ekspansioniste në rajon në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Detyra e shqiptarëve është që regjimi i Vuçiqit të vuaj pasojat e politikës së tij shovene, duke ia nxjerr bojën Vuçiqit publikisht dhe në çdo organizatë ndërkombëtare, deri sa të ndërrmerren sanksione edhe ndaj tij nëse nuk ndryshon kurs!

Zjarr Tv Ad