Kryebashkiaku Veliaj: Akuzat e Ahmetajt shpifje, kush është burrë përballet me drejtësinë! Ja e vërteta për inceneratorin e Tiranës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpifje i ka cilësuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili nga arratia, drejtoi gishtin ndaj tij dhe kryeministrit Rama për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Deklaratat nuk meritojnë asnjë koment shtoi më tej kryebashkiaku në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv, teksa nënvizoi se më shumë se fjalët apo shpifjet, flet puna vetë për transformimin e qytetit.

Kush është burrë përballet me drejtësinë thotë Veliaj dhe se Bashkia e Tiranës çdo ditë shkëmben shkresa me SPAK duke qenë transparentente me drejtësinë.

“Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment. Kush është burrë rri këtu dhe përballet, siç gjithë të gjithë ne komunikojmë përditë me SPAK-un dhe mund të shkëmbejmë dhjetëra shkresa në ditë, për pafundësi procesesh. Disa here s’ka lidhje fare me bashkinë, por bashkia ka informacion si është dhënë kjo leje, kush ka qenë projektuesi, ku ka pasur le të themi një sipërmarrje, ose një incident. Pra bashkia gjithsesi është një qendër e madhe informacioni dhe besoj që kemi qenë një nga institucionet më korrekte në këtë marrëdhënie me SPAK-un dhe në një transparencë totale.

Sigurisht që drejtësia e re, si çdo gjë e re, nga disa do anatemohet, nga ne do lavdërohet, sepse unë besoj fort që sistemi i parë i drejtësisë ku praktikisht Bashkia e Tiranës nuk fitonte dot asnjë gjyq, por gjithmonë e fitonte një zaptues. Ne kemi humbur gjyqe për të liruar territore në varreza. E para e punës nga ana njerëzore, si zapton në varreza, në një parcelë ku prehen të parët tanë? E dyta, si pastaj paguan në gjykatë dhe sesi mund të ketë gjyqtarë, që fatmirësisht vettingu i përcolli, ose po i përcjell, të cilët vazhdojnë dhe japin masa të kësaj çudie.

Kështu që kishte ardhur nevoja për një kthim, ku i forti, ai i fuqishmi, në fakt janë populli, janë qytetarët, është e drejta, është publikja dhe jo ai që ka mundësi të paguajë dhe ai që ka mundësi të manipulojë drejtësinë, patjetër që kishte ardhur koha, madje ishim vonë. Sigurisht që ky është një proces adaptimi, me një sistem të ri, me kërkesa të reja, me një standard shumë më të lartë, duhet të adaptohemi. Por a është sot drejtësia më mirë seç ka qenë? Patjetër që është!! A është perfekte? Unë besoj që asnjë prej nesh s’bën punë perfekte, si ai pendulumi që do gjejë bazën e vet dhe do gjejë atë sheshin ku do rëndojë. Por unë them që kush ka një problem, në vend që të iki duhet të jetë këtu dhe të shpjegohet. Të largohesh dhe të shpifësh dhe të sajosh, ka shumë njerëz që gjithashtu më thonë pse nuk merresh përditë që të merresh me shpifjet.”

Veliaj shtoi më tej se në fund mbeten punët e mira të bëra në këtë qytet dhe jo fjalët apo shpifjet.

“Gjyshërit tanë na thoshin që kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, ti vazhdon rrugën. Se në të kundërt i bie që të merresh me lehje të tilla non stop dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Pse? E di që ndoshta në këtë kulturë gladiatorësh dhe në këtë lloj gërr-vërri ku është shumë tunduese që të përfshihesh, ka plot njerëz që duan ta shohin këtë betejë. Ndërkohë që historia na ka mësuar që këto nuk janë gjëra që mbeten. Në finale 40 shkollat që kemi bërë mbeten, ky sheshi mbetet, pazari mbetet, Piramida mbetet, teatri i ri do mbetet, parku i liqenit, i Farkës do mbetet, ndërkohë këto llafet do i harrojnë se do vijë javën tjetër një tjetër, jam i sigurt do vijë një cunami tjetër thashethemesh edhe shpifjesh. Dhe besoj që kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme.

Kur ti fokusohesh te puna dhe nuk i leh çdo njeriu mbrapsht që ka nevojë, ose që dëshiron të të fusë në një betejë pa lidhje. Megjithatë sot, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, për të mos çeduar në asnjë pyetje”.

Zjarr Tv Ad