Kryemadhi: Millosheviçin e bombardoi NATO, Ramën do e bombardojnë shqiptarët!

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi,  ka paralajmëruar aksionin opozitar.

Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama do të largohet nga qeveria, pasi qytetarët do ta bombardojnë me protesta.

“Unë, e para, duhet të mendoj si të protestoj. Janë 189 milionë dollarë pastrim parash te inceneratori i Tiranës. Cili është aksioni opozitar? Ka protestën. Fillon edhe me një gjimnazist që i hiqet e drejta për të studiuar, edhe me një student që nuk i jepet bursa, protesta fillon edhe me një mësuese që hiqet nga puna për arsye politike. Ne duhet të bashkojmë të gjitha pikat e ujit për të krijuar oqeanin e opozitës.

Daniel Serëer, pas djegies, më tha ka qenë një nga gabimet tuaja më të mëdha, ccfarë fituat ju? Pasi më tha që djegia e mandateve i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës, pasi më tha që mos bojkoti zgjedhjet lokale, është gabim i madh, ose të paktën regjistroni komisionerët, ne nuk regjistruam as komisionerët, një skenar perfekt. Tha, edhe Millosheviçi me votë ka ikur. Po, i thashë, me votë, por pasi e bombardoi NATO.

Edhe historia e votës, edhe ky me votë do të ikë, por pasi ta bombardojnë shqiptarët me protesta”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad