“Shpërthen” Andi Bushati dhe përplaset me Petro Koçin: Edi Rama një avdall hajdut, ju ka bërë të gjithëve lolo

0
2695
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti, Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë debatuar në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.

Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati tha se Shqipëria është kthyer në një shtet personal të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi hajdut.

Sipas Bushatit, PS po kërkon ligjin e lustracionit për të goditur politikisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Po na rrokullisni në një shtet personal të një avdalli hajduti që ju ka bërë të flisni kështu, ju ka bërë lolo. Këtu është problemi”, u shpreh Bushati.

Ndërsa, Petro Koçi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Partia Socialiste dëshiron të ketë Metën kundërshtar.

“Bie argumenti që thua ti, shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.

Zjarr Tv Ad