Shijaku në tym, Meta “zbret” në terren: Pabesi ndaj banorëve, tonelata me plehra janë djegur gjatë natës, duket si sulm kimik

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas denoncimit se po digjeshin tonelata me plehra ka shkuar në Gjepalaj të Shijakut.

Në postimin në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë gjithë natës ishin djegur tonelata me plehra në pabesi të komunitetit të zonës së Shijakut e cila sipas tij dukej sikur kishte përjetuar një sulm kimik.

“Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon!

Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik.

Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad