Kryemadhi pas takimit me gjimnazistët e Tiranës: Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng, t’i garantojmë një alternativë tjetër

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas takimit të mbajtur me disa të rinj nga gjimnazet e kryeqytetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi ngre shqetësimin në lidhje me cilësinë e arsimit që këta nxënës marrin dhe për të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Sipas kryetares së LSI duhet formuar një opozitë e vërtetë e cila është e dedikuar që t’i garantojë të rinjve shqiptarë zgjidhje konkrete.

“Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta.  Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme!”, shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad