Mos na fyeni inteligjencën, ju lutem

0
2377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Milaim Nela

Të mendosh sot pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur siç mendon ndonjëri se amerikanët shpallēn Berishën ‘non-grata’ për të shkuar te Rama e jo për të shkatërruar opozitën e pakta fare me duket naivitet i pashoq!

Por unë nuk mendoj se është naivitet!

Thuhet se Rama është goditur më shumë me ‘non-gratat’- kjo është absolutisht BULLSHIT!

Doshi u shpall “non-grata” po produkti i tij nuk u cënua aspak përkundrazi lulëzojnë deputetët e tij në parlament siç lulëzojnë bizneset e Doshit për tē mos thënë që kjo ishte një kurth për opozitën për goditjen e mëvonshme të Berishës!

Të thuash që është shpallur Vangjush Dako ‘non-grata’ kur edhe macet e dinë në Durrës që Gjushi është kryetari ‘de facto’ i Bashkisë dhe asnjë vendim apo tender nuk jepet pa vendimin e tij është më shumë se naivitet!

Të thuash që SPAK ka goditur Kokën e Bllakon këtë mund ta besojnë vetëm naivët sepse shqiptarët që i kanë dy gram mend e dinë që ata janë koka turku që nuk do të ju hyjë asnjë gjemb në këmbë dhe se për aksionerët e vërtetë të incereratorëve është ‘biznes as usual’!

Të thuash që është shpallur ‘non-grata’ Aqif Rakipi kur produkti i aktivitetit kriminal të Rakipit në Kuvend ngelet i pacënueshem – është të vësh duart në kokë!

Të shpresosh që SPAK do bëjë drejtësi kur vepra më kriminale siç është shembja talebaneske e Teatrit Kombëtar ngelet në sirtaret e drejtesisë së sponsorizuar amerikane dhe ata qē shkelën ligjet e shtetit shqiptar janë jo vetëm të lirë por po vazhdojnë tē kapin çfarë ju ka ngelur pa kapur!

E në fund nuk na ngelet gjë tjetër veçse të besojmë se faktori SOROS është vetëm një legjendë urbane e ambasadorja amerikane na ka xhan kur na servir bar se në dritën e evidencës të fundit shkencore mishi është i dëmshëm për shëndetin.

Lufta ndaj Berishës është luftë kundër korrupsionit … mama mia🤣🤣

Jo deri këtu JU LUTEM!

Nuk jemi aq të trashë!

Zjarr Tv Ad