Kryeministri Haradinaj shkarkon Ministrin serb të Bujqësisë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konkretizuar lirimin nga detyra të Ministrit të  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i cili ishte zgjedhur në parlament prej listës serbe.

Vendimin e njoftoi mëngjesin e sotëm në një postim në fb, ku Haradinaj përkundër të gjithave e ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Kërkesa për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë ishte bërë nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Ramush Haradinaj: Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

  1. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.

Rikalo është ndër ministrat me të përfolur të qeverisë Haradinaj për shkak të akuzave për dhunë ndaj shqiptarëve.  Kjo ka shërbyer dhe për reagimet e kundërshtarëve politikë. Kryetari i grupit të LDK, Avdullah Hoti, shprehet se më parë qytetarët e Dardanisë kanë kërkuar të shkarkohej Rikallo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës. por, Hoti veçon se Haradinaj nuk e shkarkoi se rrezikohej qeveria. Përfaqësuesi i lartë i LDK shton se tanimë Haradinaj ka një tjetër aleat ndaj dhe nuk i duhet Rikallo.

 

Zjarr Tv Ad