Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të politikanit Bashkim fino, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Kryeministri shkruan se ndarja nga jeta e politikanit është i pabesueshëm, por i vërtetë.
Më tej, Rama lajmëron ndaljen e aktiviteteve elektorale, në nderim të kujtimit të Finos.
Rama:
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur
Kujtojmë se deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.