Kryeministri Rama ndërpret fushatën në nderim të Bashkim Finos: Nuk kam fjalë, miku ynë i mirë nuk jeton më…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të politikanit Bashkim fino, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Kryeministri shkruan se ndarja nga jeta e politikanit është i pabesueshëm, por i vërtetë.

Më tej, Rama lajmëron ndaljen e aktiviteteve elektorale, në nderim të kujtimit të Finos.

Rama:

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur

Kujtojmë se deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Zjarr Tv Ad