Lajm i fundit/ Politika në zi, humb jetën Bashkim Fino…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm, ka humbur jetën politikani i njohur Bashkim Fino. Fino ishte prekur nga kovid-19, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë kësaj sëmundje.

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandidat i katërti në listat e qarkut të Fierit, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në Kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë.

Prej vitit 1997 e në vazhdim, është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij, do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji Mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur po ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Reagimin e parë nga radhët e socialistëve për humbjen e Bashkim Finos, e ka bërë zv.kryeministri Erion Braçe, i cili shkruan: Tani je në qiell shoku im!

 

Zjarr Tv Ad